Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka akuzuar Serbinë se dëshiron të shkatërrojnë institucionet e Kosovës “edhe me armë”, duke thënë se nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksandar Vulin, së fundi ka vendosur lule në varrin e Josif Visarionovic Stalin.
Gërvalla ka theksuar se Serbia, menjëherë pas Rusisë, është kërcënimi më i madh për paqen në Evropë.Ajo tha se të gjithë banorët e Kosovës kanë qasje në shëndetësi dhe arsim, dhe se Kosova ka nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes së të drejtave të pakicave në Evropë, me ulëse të garantuara në Parlament.
“Nuk ka vend në botë që quhet Kosovë dhe Metohi, është Republika e Kosovës”, ka thënë Gërvalla.Për më tepër, kryediplomatja kosovare ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Gjuriq ndaj Kosovës, duke i quajtur gënjeshtra.
“Gënjeshtra mund të përshkojë botën, derisa e vërteta ende po vesh këpucët. Ka aq shumë gënjeshtra sa që është e pamundur ta demantojmë secilën prej tyre këtu në një kohë të shkurtër. Asnjë nga këto deklarata të Gjuriq nuk janë të vërteta”, ka theksuar Gërvalla.