Cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.
Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje është Engert Pëllumbi.
Ai gjatë karrierës së tij në gjyqësor ka marrë vendime të rëndësishme ndaj emrave të njohur të politikës.
Më 5 shkurt 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg dhe për 3 vjet të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën shpërdorim detyre.
Ndërkohë, në vitin 2011 Pëllumbi dënoi me gjobë deputeten e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, Ermonela Felaj, e cila mbante njëkohësisht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit. /tch