Legjenda angleze: Ndeshja më e mirë ku kam qenë ndonjëherë, kënaqësi absolute
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Legjenda angleze: Ndeshja më e mirë ku kam qenë ndonjëherë, kënaqësi absolute
New Project - 2026-04-28T204610.249
28/04/2026 - 23:49
Linku u kopjua

Ndeshja mes PSG-së dhe Bayern Munich do të mbetet gjatë në memorie si gjysmëfinalja më "e çmendur" në historinë e Champions League, duke vendosur një rekord të ri absolut me 9 gola në fitoren 5-4 të parizienëve, shifër që la pas rekordet e mëparshme prej 7 golash të City-Real (2022) dhe Liverpool-Roma (2018).

Ky spektakël i rrallë mahniti edhe legjendën Alan Shearer, i cili i pranishëm në stadium u shpreh:

"Është një nga ndeshjet më të mira ku kam qenë ndonjëherë; ishte kënaqësi absolute të shihje dy ekipe që besojnë aq shumë te sulmi".

Me këtë avantazh të brishtë për PSG-në, vëmendja e futbollit zhvendoset tashmë te gjysmëfinalja e nesërme mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, ndërsa bota pret me padurim aktin e dytë në Mynih.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026