Haziri: LDK dhe Abdixhiku në bisedime për t’i dhënë vendit presidentin, i pavërtetë ndërrimi i pozicioneve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haziri: LDK dhe Abdixhiku në bisedime për t’i dhënë vendit presidentin, i pavërtetë ndërrimi i pozicioneve
Anëtari i Kryesisë së LDK së, deputeti Lutfi Haziri tha se kjo parti dhe kryetari saj Lumir Abdixhiku, janë në bisedime për t’i dhënë vendit president, duke i quajtur të pavërteta raportimet në media për marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së me ndërrime të pozicioneve.
Postimi:
LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President.
Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta.
LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese.
Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës!
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.