Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se kanë miratuar dy deklarata në Kuvendin e Përgjithshëm të mbajtur sot. Njëra mbi gjendjen politike në Kosovë dhe tjetra për organizimin e partisë. Kështu tha Abdixhiku në deklaratën e tij pas votimit ku mori mbështetjen e mbi 50 për qind të votave në Kuvendin e LDK-së për të qëndruar në krye të kësaj partie, raporton KosovaPress.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit ose presidentes në prill, Abdixhiku tha se janë të hapur për diskutim sa i përket çështjes së presidentit.
Ai tha se zgjedhjet e brendshme të partisë mbahen pas dy viteve.
Abdixhiku tha po ashtu se "do të reflektojmë të gjithë, përfshirë dhe mua", kur u pyet edhe për numrin e atyre qe votuan pro dorëheqjes së tij përmes votëbesimit të fshehtë.
Ai më tej tha se janë të hapur për diskutim sa i përket çështjes së presidentit.
Ai tha se do të ulen me secilin lider politik, teksa u pyet se a do të takohet me kreun e LVV-së si fitues të zgjedhjeve.
Lumir Abdixhiku i ka ftuar te gjithë që të kthehen brenda shtëpisë së tyre politike, siç u shpreh ai, në funksion të plotë politik.
"Nëse je LDK, eja të kontrubosh”, ka thënë Abdixhiku.
Kuvendi i LDK-së i ka dhenë kohë 100 ditë Lumir Abdixhikut, për të hartuar programin.
Lajmi në përditësim...