SHBA: Ndaluam plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani përmes detit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA: Ndaluam plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani përmes detit
luftanija amerikane afer iranit
15/04/2026 - 09:28
Linku u kopjua

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane ka njoftuar të mërkurën, se është duke e zbatuar plotësisht bllokadën e porteve iraniane, sipas kërkesës së presidentit të Shteteve të bashkuara.

“Një bllokadë e porteve iraniane është zbatuar plotësisht, ndërsa forcat amerikane ruajnë epërsinë detare në Lindjen e Mesme. Vlerësohet se 90% e ekonomisë së Iranit mbështetet në tregtinë ndërkombëtare detare”, thuhet në një njoftim të kësaj komande, të bërë në emër të komandantit të saj, admiralit Brad Cooper, transmeton KosovaPress. “Brenda më pak se 36 orëve që nga zbatimi i bllokadës, forcat amerikane kanë ndalur plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani përmes detit”.

Komanda ka bërë me dije se “bllokada po zbatohet në mënyrë të paanshme ndaj anijeve të të gjitha vendeve që hyjnë ose dalin nga zonat bregdetare apo portet në Iran”.

“Kujdestarët” kryesorë që kjo bllokadë të zbatohet janë shkatërruesit e Marinës së SHBA-së, si ky që shihet në foto, të cilët janë të pajisur me raketa të drejtuara. Një kësi shkatërruesi tipik, sipas ushtrisë amerikane, ka një ekuipazh prej më shumë se 300 marinarësh, të cilët janë të trajnuar për të kryer operacione detare, si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026