Thyhet dritarja avionit të linjës Selanik- Memingen, ajri gati e përpiu një pasagjer serb
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Thyhet dritarja avionit të linjës Selanik- Memingen, ajri gati e përpiu një pasagjer serb
ryanair.gjermani
10/07/2026 - 19:18
Linku u kopjua

Një incident që rezultoi me momente paniku u regjistrua gjatë një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit në Gjermani, pasi një dritare e avionit u thye pak minuta pas ngritjes, duke detyruar pilotin të kthehej në aeroportin e nisjes.

Sipas dëshmitarëve, gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë, pas së cilës u thye xhami i njërit prej dritareve. Pasagjeri që ndodhej pranë tij mbeti i lënduar.

Një dëshmitar i tha transmetuesit grek ERT se "koka dhe shpatullat e tij (pasagjerit të lënduar) dolën jashtë nga dritarja e thyer", ndërsa udhëtarët e tjerë arritën ta tërhiqnin sërish brenda, raporton dpa, përcjellë KosovaPress.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë maskat e oksigjenit të lëshuara në kabinë, ndërsa u raportua për shumë britma dhe panik mes udhëtarëve.

Piloti ndërpreu fluturimin drejt Gjermanisë dhe e ktheu avionin në Aeroportin e Selanikut. Sipas raportimeve, kthimi zgjati rreth 20 minuta.

Pasagjeri i lënduar, shtetas i Serbisë, u dërgua me autoambulancë në një spital në Selanik, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për shkaqet e incidentit.

Ryanair konfirmoi ngjarjen dhe njoftoi se organizoi një fluturim zëvendësues, i cili u nis në orën 09:53 sipas kohës lokale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026