Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka pranuar se kishte menduar largimin nga klubi pas eliminimit në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, duke zbuluar gjithashtu se pas përfundimit të karrierës dëshiron të largohet plotësisht nga bota e futbollit.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas tha se periudha pas dështimit në Botërorin e Klubeve ishte shumë e vështirë emocionalisht për të.
Ai foli edhe për vështirësitë mentale që ka kaluar gjatë viteve të fundit, duke treguar se punon me psikolog prej kohësh.
“Ndonjëherë dyshoja në vetvete, nëse isha ende i aftë të luaja futboll dhe nëse e meritoja fanellën me numrin 10 te Interi”, u shpreh argjentinasi.“Familja ime është e lumtur këtu. Fëmijët shkojnë në shkollë dhe kanë miqtë e tyre. Është e vështirë ta shoh veten diku tjetër. Nëse nuk më largojnë, do të qëndroj këtu”, deklaroi ai.
Sulmuesi 28-vjeçar shtoi se pas pensionimit nuk planifikon të mbetet pjesë e futbollit.