Kush është heroi që po i shpëton ata që bien në liqenin e Livoçit?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kush është heroi që po i shpëton ata që bien në liqenin e Livoçit?
liqeni1234
07/04/2026 - 17:34
Linku u kopjua

Në mëngjesin me diell të së hënës, ishte duke biseduar me disa myshterinjë para punëtorisë së tij, por dicka e pazakonshme I ndodhi para syve.

Një makinë doli nga rruga e fshatit Livoç dhe ra në liqe.

Andaj, Faton Tahiri, bashkë me kolegët e mysafirët mësynë ujin për ta nxjerrë këdo që ishte brenda veturës. Vecse në liqenin e thellë tre metra, vetëm ky guxoi dhe hyri pa u frikësuar.

Fatkeqja në këtë aksident ishte një grua, por që shpëtoi pa lëndime të rënda.

Faton Tahiri, banor i Livoçit

“Unë kam qenë te puna, kur e kam pa veturën që ëahtë ra poshtë, kam vrapuar shpejtë, kam hy këndej por ka qenë shumë ftohtë, kam dalur në anën tjetër, ia kam hapur derën e kam tërhequr dhe e kam dërgu të rruga. Gjendjën e ka pasur jo të mirë. E kam pyetur a je vet në makine më ka thënë po dhe ka ardhur ndihma e shpejtë e ka marrë.

Për gjendjën e saj Isufi tha se nuk ka qenë stabile dhe momentin që e ka shpëtuar ka ardhur ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Gjilanit.  Por më vonë, familjarët e gruas në fjalë por edhe ajo vetë kishte kontaktuar Isufin për ta informuar se gjendja e saj është mirë tashmë.

Isufi nuk ka ditur se cili ka qenë shkaktari që ajo përfundoi në liqen. Ndërsa, për këtë u njoftua edhe Policia. E ky nuk është rasti I parë që ai shpëton jetë.

“Ndihem shumë krenarë që kam shpëtuar një jetë. Edhe më herët më ka ndodhur. Kam qenë me një kushëri i kam ndihmuar dy persona”, tha Tahiri. /A.Shala/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026