Këta tre ushtarë ishin pjesë të forcave të armatosura të Amerikës.
Ata ishin arrestuar nag Serbia, më 31 mars të vitit 1999, në kohën e luftës së Kosovës, në kufirin me Maqedoninë.
Ai pati thënë se mund t’i lirojë ata, vetëm nëse presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, pranon të takohet me të dhe të bisedojë për ndaljen e bombardimeve.
Shtëpia e Bardhë e kishte refuzuar një gjë të tillë.Për këtë, ndërmjetësoi edhe aktivisti për të drejtat e njeriut dhe reverendi Xhese Xhekson, I cili nuk fshehu gëzimin kur ushtarët u liruan më 2 maj, në një ngjarje shumë mediale, që e organizoi Serbia, në Beograd.
Pasi iu hoqën prangat, ushtarëve iu ofrua mundësia të bisedojnë në telefon
Këtu qëndruan disa ditë
Një ditë para kthimit të tyre në atdhe, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, secili prej ushtarëve u dekorua me medalje ushtarake për lëndimet e marra gjatë kohës sa ishin të burgosur. Të njëjtit ishin dekoruar edhe nga NATO dhe OKB
Komandanti i tyre, gjeneralmajori David Grange, deklaroi atëkohë se tre ushtarët ishin trajtuar brutalisht gjatë robërisë dhe ishin marrë vazhdimisht në pyetje e kërcënuar nga autoritetet jugosllave.
Tjetri rreshter, Kristofer Stoune, kishte falënderuar publikisht Amerikën që nuk kishte hequr dorë nga përpjekjet për lirimin e tyre.
Familjarët e ushtarëve kishin marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për nder të tyre, vetëm pak ditë pasi ata u liruan nga autoritetet jugosllave pas negociatave të zhvilluara nga reverendi Jesse Jackson.
Gjeneralmajori David Grange kishte deklaruar në atë kohë se ushtarët ishin rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma ushtarake jugosllave, të cilët kishin kaluar kufirin në territorin maqedonas.