Rritet prodhimi i bruto i energjisë nga hidrocentralet, bie ai i thëngjillit
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rritet prodhimi i bruto i energjisë nga hidrocentralet, bie ai i thëngjillit
Hidrocentralett
Foto Ilustruese
15/07/2026 - 15:20
Linku u kopjua

Në Kosovë, rritet prodhimi bruto nga hidrocentralet në maj të këtij viti, krahasuar me muajin maj 2025.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin maj 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh, ku krahasuar me maj 2025, u rrit për 51.38 për qind, përcjell KosovaPress.

“Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 484.02 GWh ose (-0.41 %) me e vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 398.66 GËh ose 8.88 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

ASK bën të ditur gjithashtu se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 22.20 %. Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2026 ishte 422.31 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 205.27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit për muajin maj 2026 ishte rreth 301,303 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-37.25 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026