Kurti takon Baker: Kosova e gatshme të fuqizojë raportet me SHBA në fushën e mbrojtjes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti takon Baker: Kosova e gatshme të fuqizojë raportet me SHBA në fushën e mbrojtjes
2.8.2025 - ZKM (1)
02/08/2025 - 21:57
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi sonte zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes David Baker, i shoqëruar nga E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, në një darkë pune të shtruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kyçe të diskutimit, raporton KosovaPress.

Kurti informoi Baker mbi zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve.

Ai e falënderoi Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.

Kurti gjithashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar më tej raportet me SHBA-në në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.

Në këtë darkë morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Kujtojmë, zyrtari i lartë amerikan David Baker gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, ministrin në detyrë të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kreun e KFOR-it, si dhe ka vizituar Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026