Kurti ripërsëritë: Nuk ka negociata ndërpartiake para certifikimit të rezultateve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti ripërsëritë: Nuk ka negociata ndërpartiake para certifikimit të rezultateve
Albin-Kurti-1234
24/06/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin se tek pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të fillojnë diskutimet me partitë e tjera politike për formimin e institucioneve të reja.

Veçse, sipas tij, së pari duhet të zgjidhet qeveria e re e më pas presidenti.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimit për formimin e institucioneve të reja. Konstituimin e legjislaturës të 11-të të kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Duke e komentuar këtë çështje si kryministër në detyrë, në mbledhjen e qeverisë, poashtu në detyrë, ai i tha se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme, dhe se rezultati i tyre duhet të pranohet e respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet.

Lexo po ashtu
Moti sot
“I uroj qytetarët për procesin e lirë, demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin. Sido që të jetë qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti I popullit të zbatohet e përkthehet në institucione funksionale demokratike të angazhuara e përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja, duke përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli përsëri e para me 47.13 përqind.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026