Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
Albin Kurti 16
16/06/2026 - 10:33
Linku u kopjua

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaron se për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, dhe që sipas tij, vendi të mos shkoj përsëri në zgjedhje, “duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”.  

Kurti tha se do të përpiqen për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes, raporton KosovaPress.

Pas fillimit të rikonstruktimit në rrugën Malishevë- Arllat, Kurti për media tha se legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt.

Kurti kishte kritika edhe për Gjykatën Kushtetuese për çështjen e presidentit, për të cilën tha se nuk duhet të rishkruajë Kushtetutën por vetëm ta interpretojë.

Kryeministri në detyrë shpresoj që këtë herë të ndryshojë qasja e ish-opozitës dhe propozimeve të VV, që të mos iu përgjigjen me refuzime.

E për këtë, “nuk do të kenë më pjesë të identitetit që i bëri ti quajnë bllok opozitar”.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë çasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t'i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan.. Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë”, tha Kurti.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje ka fituar 52 mandate, ose 45.91% (353,119 vota).

PDK e dyta me 22 ulëse, ose 19.95% (153,437 vota). LDK e treta me 19 mandate ose 17.03% (131,027 vota) dhe Alenaca e katërta me 7 ulëse apo 6.89% (52,963 vota).

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026