16 subjekte politike nuk arritën të marrin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
16 subjekte politike nuk arritën të marrin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
vota 7qershor
08/07/2026 - 12:53
Linku u kopjua

Gjashtëmbëdhjetë subjekte politike që morën pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, nuk arritën të marrin as nga 1 për qind të votave në nivel vendi.

Rezultatin “më të mirë” nga të gjitha këto e arriti partia turke Kosova Demokratik Turk Partisi - KDTP. Ajo arkëtoi 5,709 vota, që janë 0.70 për qind të totalit të përgjithshëm.

Subjekti me më së paku sukses në këto zgjedhje ishte kandidati i pavarur Esmir Kasi. Ai, sipas rezultateve që certifikoi KQZ, të mërkurën, mori 0.03 për qind të votave, që janë vetëm 268.

Rezultatin e dytë më të “mirë” nga fundi e ka arritur KNRP me 0.04 për qind të votave, që i bie se pati besimin e vetëm 355 kosovarëve.

Shumica dërmuese e këtyre subjekteve politike janë të komuniteteve.

Në zgjedhjet e 7 tetorit morën pjesë 21 subjekte politike. Pragu për t’u futur në Kuvend ishte 5 për qind e votave të përgjithshme. Më shumë se kaq morën vetëm pesë subjekte politike – Lista Serbe, Aleanca, LDK-ja, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sidoqoftë, në parlament hyjnë edhe 11 deputetë, subjektet e të cilëve nuk mbërritën pragun e të cilat mbetën nën 1 për qind të votave të përgjithshme. Ata bëhen pjesë e parlamentit për shkak të “garancive” kushtetuese që komuniteteve ua jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sipas kësaj të fundit, 10 ulëse në parlament u takojnë “gjithsesi” pjesëtarëve të komunitetit serb e 10 tjera atyre që vijnë nga bashkësitë tjera etnike në vend. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026