Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
Albin-Kurti-1234
08/07/2026 - 21:25
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Sipas tij, Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro, ndërsa janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Dje, me 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit:

• Mjedisi dhe klima - 44 milionë euro;

• Energjia - 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi - 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi - 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE - 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit - 15 milionë euro.

Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro:

- Hidrosistemi Ibër-Lepenc - asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;

- Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë - asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;

- Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë - grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026