Fetoshi: Kërcënimi nga “Brigada e Veriut”, sinjal për qëllimet e Serbisë para zgjedhjeve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fetoshi: Kërcënimi nga “Brigada e Veriut”, sinjal për qëllimet e Serbisë para zgjedhjeve
Fetoshi12
08/05/2026 - 19:38
Linku u kopjua

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të kërcënimit nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut” për eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Fetoshit, rishfaqja e kësaj organizate, e cila kishte qenë e zhdukur prej kohësh, nuk përfaqëson vetëm një incident sigurie, por një mesazh strategjik me synim destabilizimin e situatës në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithashtu, sipas Fetoshit, ky kërcënim nuk duhet parë vetëm si urrejtje ndaj një lideri politik, por si pjesë e propagandës serbe dhe përpjekjeve për mobilizim nacionalist në veri të Kosovës.

Fetoshi shton se ky kërcënim ndaj Kurtit, sipas tij përbën test për qëndrueshmërinë shtetërore dhe reagimin ndërkombëtar ndaj ndërhyrjeve të mundshme nga Serbia.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026