Haxhiu udhëton në Sofje për Samitin e SEECP-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu udhëton në Sofje për Samitin e SEECP-së
albulena-haxhiu
10/06/2026 - 08:07
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë samit do të mblidhen liderët e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit, Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Samiti i SEECP-së është forumi ku liderët e vendeve pjesëmarrëse shkëmbejnë qëndrime dhe koordinojnë veprimet për avancimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026