Albin Kurti është kampioni i procesit elektoral të 7 qershorit për numrin e votave të marra, krahasuar me krejt kandidatët që ishin pjesë e kësaj gare.
Ai mori besimin e 324,329 kosovarëve. I dyti, që është bashkëpartiaku i tij në LVV, Glauk Konjufca, mori 264,331 vota, që janë 59,998 më pak.
Rezultat më të mirë se kësaj radhe ai pati edhe më 9 shkurt 2025. Atëherë pati marrë 337,791 vota ose 13,462 më shumë se më 7 qershor 2025.
Rekordin e mban procesi i 28 dhjetorit 2025, kur Kurti fluturoi me shifrat më të larta të të gjitha kohërave për të dhe këdo qoftë tjetër në Kosovë, duke “gllabëruar” numrin magjik prej 403,521 votave.Sipas një analizë që ia ka bërë KosovaPress rezultateve që i ka publikuar KQZ, del se rënia e Kurtit në raport me vetveten, ishte pak më e lehtë se ajo e partisë, kur krahasohen të dy këto procese elektorale.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 382,866 vota më 7 qershor 2026, kundrejt 487,077 votave që kishte marrë më 28 dhjetor 2025. Diferenca është 104,211 vota më pak, që përkthehet në një rënie prej 21.40 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, pesha e votave të Albin Kurtit brenda elektoratit të Vetëvendosjes është rritur për 1.87 pikë përqindjeje, nga 82.84 për qind në 84.71 për qind, megjithëse si ai ashtu edhe partia kanë regjistruar rënie të numrit të përgjithshëm të votave.