Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar sërish partitë opozitare për bllokim të zgjedhjes së presidentit.
Kurti në një konferencë për media, u ka bërë thirrje atyre që të marrin pjesë në seancën e cila pritet të vazhdojë në orën 19:00.
Në konferencë për media, të martën pasdite, Kurti tha se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokimit, duke shtuar se sjelljet e tyre janë anti-institucionaliste.
“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Tash e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë kryekëput jo shtetërore dhe anti institucionaliste. Ajo është e interesuar vetëm një gjë – bllokimin e qeverisjes sonë e cila në mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe përveç mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit popullor të shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë pas si asnjëherë më parë më 51.1 për qind për LVV-në”, deklaroi ai.Sipas tij, me tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakut, kanë hapur rrugë për propozime.
Për kandidimin e Feride Rushitit për presidente, e cila udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Kurti tha se ka konsensus shoqëror.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë në seancë në orën 19:00.
“Nuk kam asgjë kundër me ju dhënë juve, por s’kryhet punë ashtu se presidenti nuk votohet në shoqatë të gazetarëve, presidenti votohet në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës. aty duhet me i sjell ata 15 emra dhe ne me mirësinë dhe kënaqësinë më të madhe do t’i pranonim. Dhe më pastaj po ta kishim emrin e qartë të LDK-së unë do të takoja në këtë rast kandidatën Hatixhe Hoxhën që të kërkoj prej saj që të tërhiqet dhe t’i shtojmë edhe 15 tjerë, se me 15 gjysmë kandidati mund ta bësh aplikim. Dhe ta kemi Feride Rushitin me një kandidat tjetër”, shtoi ai.
Ai theksoi se dje rreth orës 21:00 i ka shkruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, por që nuk ka marrë përgjigje.
K