Arrestohet “bosi” e katër punëtorë të një hoteli në Golem, mbajtën peng inspektorët e tatimeve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet “bosi” e katër punëtorë të një hoteli në Golem, mbajtën peng inspektorët e tatimeve
Pesë persona janë arrestuar nga policia shqiptare në Golem, përfshirë administratorin e një resorti (hoteli) në këtë vend, si të dyshuar se kanë mbajtur të mbyllur për një kohë punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët po kryenin kontroll zyrtar.
Sipas forcave të renditë, kapja e tyre u bë të dielën, pas raportimit të inspektorëve të Tatimeve. Në pranga kanë përfunduar administratori i resortit, S. N., 34 vjeç, shefi i financave, Z. J., 56 vjeç, shefi i sigurimit, A. K., 56 vjeç, si dhe dy punonjës të sigurimit, H. S., 64 vjeç, dhe B. A., 57 vjeç.
Të dyshuarit, duke vepruar së bashku, të shtunën, më 18 korrik ua kanë pamundësuar inspektorëve të Tatimeve të largohen nga resorti, duke i mbajtur të mbyllur për një periudhë të konsiderueshme, derisa ata ishin duke kryer detyrën zyrtare, njofton policia shqiptare, transmeton Kosovapress.
Pesë të arrestuarit dyshohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", ndërsa rasti i është dërguar Prokurorisë për procedura të mëtejshme. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.