Serbia vazhdon të armatoset me armë kineze. Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi më 28 qershor, gjatë një stërvitjeje dhe ekspozimi të pajisjeve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë, se ky vend do të blejë raketa shtesë balistike supersonike CM-400, si dhe avionë të rinj ushtarakë.
Vuçiq i cilësoi raketat CM-400 si “raketa të frikshme” dhe tha se Serbia do ta rrisë numrin e tyre.
“Nuk ka kuptim të blihen raketa kaq të shtrenjta për avionë që shumë shpejt nuk do të mund të përdoren”, thotë ajo.
Vuçiq konfirmoi për herë të parë në muajin mars se Serbia kishte blerë raketa nga Kina, por autoritetet serbe nuk e kanë bërë ende të ditur çmimin dhe sasinë e tyre.Blerja e armëve nga Kina është pjesë e forcimit të marrëdhënieve mes Pekinit dhe Beogradit, të cilat zyrtarët e të dyja vendeve i kanë cilësuar si një “miqësi të çeliktë”.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht Serbinë për rreziqet e thellimit të bashkëpunimit ushtarak me Kinën, veçanërisht duke pasur parasysh se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Kina imponohet si një alternativë e besueshme, sidomos nëse kemi parasysh se armatimi i saj është më i lirë se ai perëndimor”, thotë ajo.
“Duke qenë se Serbia nuk është anëtare e NATO-s, ajo nuk konsiderohet partnere e besueshme për SHBA-në. Kur bëhet fjalë për sisteme më të sofistikuara, si avionët luftarakë apo sistemet e mbrojtjes ajrore, SHBA-ja ua shet ato partnerëve të saj”, shpjegon Gjokiq.
Sipas saj, armatimi kinez është zhvilluar sipas modelit të armatimit sovjetik, të cilin Serbia tashmë e zotëron, prandaj “nuk është e vështirë të integrohet” në arsenalin ekzistues.
Kjo ishte blerja e parë e armatimit nga Kina që u përfshi në përbërjen luftarake të forcave të armatosura serbe.
Më pas, Serbia bleu edhe dronët luftarakë CH-95, si dhe sistemet kineze të mbrojtjes ajrore FK-3 dhe HQ-17.
Blerjet e armatimit kinez nga Serbia nuk kanë kaluar pa reagime.
Në qershor, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) dënoi ashpër blerjen e raketave kineze CM-400, duke vlerësuar se një veprim i tillë bie ndesh me politikën e përbashkët të Bashkimit Evropian.Në anën tjetër, në një seancë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në dhjetor të vitit 2025, u vlerësua se Rusia dhe Kina kontribuojnë në rritjen e paqëndrueshmërisë në rajon.
Kongresisti republikan, Keith Self, tha se Kina po e zgjeron ndikimin e saj përmes stërvitjeve ushtarake dhe furnizimit të Serbisë me armë.
Mesazh për rajonin
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha atëkohë se Zagrebi do të diskutojë me aleatët në NATO për këtë zhvillim.
“Do të bisedojmë me partnerët tanë në Aleancën Veriatlantike dhe do t’i paralajmërojmë për këtë lloj armatimi, i cili është një risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.
Ai, gjithashtu, pretendoi se Serbia po përgatitet për një sulm nga “aleanca që po formojnë Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.
Në mars të vitit 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia - dy të fundit vende anëtare të NATO-s - nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Vuçiq tha atëkohë se raketat kineze CM-400 kanë rreze veprimi prej 200 deri në 400 kilometra dhe i përshkroi ato si armë me fuqi të madhe shkatërruese.
Gjokiq thotë se reagimet e vendeve të rajonit ndaj këtyre blerjeve nuk janë të papritura, duke pasur parasysh se mbetet e paqartë se “çfarë synon të arrijë Serbia” me këtë armatim.“E gjithë kjo përshtatet me një politikë të shpenzimit joracional të parave. Me paratë tona, Vuçiq po blen mbështetje politike nga Pekini, Parisi e deri te Moska”, thotë Jakshiq.
Gjatë ekspozimit të armatimit më 28 qershor, Vuçiq u tha gazetarëve se Ushtria e Serbisë disponon raketa kineze, amerikane, ruse, franceze dhe serbe.
Një nga blerjet më të mëdha ushtarake të Serbisë është ajo e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca, me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh.
Shpenzime të rritura për mbrojtjen
Sipas të dhënave të SIPRI-t për vitin 2025, Serbia ndan më së shumti mjete për ushtrinë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, shumica prej të cilave janë anëtare të NATO-s.
Ajo thotë se dokumentet strategjike të Serbisë për mbrojtjen nuk e përcaktojnë qartë se cilat janë kërcënimet me të cilat përballet vendi.
“Nga njëra anë, ishte e pritshme që në një moment të rinovohej arsenali ushtarak. Por, nga ana tjetër, nuk kemi një shpjegim të qartë se për çfarë do të përdoret ky armatim”, thotë Gjokiq.
Gjokiq vëren se rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është një prirje që shihet në të gjithë Evropën, por me motive më të qarta.
Ajo thotë se në disa vende është rritur perceptimi për kërcënimin që paraqet Rusia, sidomos pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.Serbia është pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, që nga viti 2006, por vazhdon të deklarojë se i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak.