Kuçi: Fitorja e opozitës në Hungari mund të sjellë veprime të paprecedenta nga regjimi i Vuçiqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kuçi: Fitorja e opozitës në Hungari mund të sjellë veprime të paprecedenta nga regjimi i Vuçiqit
14/04/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Humbja e Viktor Orban në zgjedhjet në Hungari, mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, thotë njohësi I cështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi.

Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se humbja e Obranit është alarm i qartë për pushtetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë që ka paralajmëruar se ky i fundit mund të ndërmarrë veprime të paprecedenta – për nga aspekti i luftës hibride.

“Ndërhyrjet e mëdha ruso-serbe në zgjedhjet e Ballkanit Perëndimor kanë shërbyer si shembuj të mjaftueshëm që shtetet e tjera të reagojnë në mbrojtje të integritetit të votës elektorale”, ka shkruar ai, transmeton KosovaPress.

E, sipas tij, Vuçiq mund. të reagojë në forma të ndryshe për të mos ësuar fatin e njëjtë në zgjedhjet potenciale që pritet të mbahen në Serbi.

“Efekti i këtyre humbjeve është një alarm i qartë për pushtetin e Vuçiqit. Pa Orbanin, ai ndihet i rrezikuar dhe ka gjasa të reagojë në forma të paprecedenta për të mos pësuar të njëjtin fat në zgjedhjet potenciale që pritet të mbahen në Serbi. Ky alarm e prek fuqishëm popullin serb, i cili e dëshiron çlirimin nga pushteti i Vuçiqit, por po ashtu edhe vendet fqinjë të Serbisë, sidomos Kosovën”, ka shkruar ai ndër të tjera.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026