Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas diskutimit mbi rezultatin zgjedhor, zhvillimet e fundit brenda partisë dhe situatën politike në vend, publikoi një deklaratë për ecurinë e mbledhjes.
“1. Kryesia Qendrore vlerëson angazhimin e strukturave, kandidatëve, aktivistëve dhe të gjithë anëtarësisë së LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Rritja e shënuar në një periudhë relativisht të shkurtër vlerësohet nga Kryesia e LDK-së. Njëkohësisht, Kryesia kërkon zhvillimin e analizave të thella në të gjitha nivelet, me qëllim të evidentimit të hapësirave për përmirësim dhe forcimit të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik.
3. Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.
4. LDK i ka institucionet, Statutin dhe mekanizmat e saj demokratikë. Kryesia mbështetë opinionin e Kolegjiumit të Degëve. Zgjedhjet e brendshme të LDK-së mbahen në afat të rregullt. Çdo çështje duhet të trajtohet në respekt të plotë të institucioneve partiake dhe të vullnetit të lirë të anëtarësisë. Kryesia Qendrore riafirmon se vendimmarrja demokratike dhe respektimi i shumicës mbeten parime të panegociueshme të organizimit tonë politik.LDK është më e madhe se secili prej nesh. Përgjegjësia jonë e përbashkët është ta ruajmë të bashkuar, ta forcojmë dhe ta çojmë përpara, me besim në anëtarësinë tonë, me respekt për demokracinë dhe me përkushtim ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së LDK-së.