Kryeprokurori i Shtetit pranon detyrën zyrtare: Do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeprokurori i Shtetit pranon detyrën zyrtare: Do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit
15/07/2026 - 11:57
Linku u kopjua
Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi gjatë pranimit të detyrës, deklaroi se do punojë në forcimin e sundimit të ligjit.
Gashi sot mori detyrën në mënyrë zyrtare nga ish-Ushtruesi i Detyrës Agron Qalaj.
Kryeprokurori i ri i Shtetit Zejnullah Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithëve dhe njëkohësisht në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë për forcimin e sundimit të ligjit.
“Sapo e pranova detyrën, falënderoj kolegët për besimin e dhënë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku do punojmë ne forcimin e sundimit të ligjit”, theksoi ai.
I pyetur nga mediat se a është në këtë pozitë falë Lëvizjes Vetëvendosjes, Gashi nuk është përgjigjur.
Ndërsa Qalaj i ka uruar suksese Gashit në detyrën e re.
“I nderuar kryeprokuror i shtetit Zejnulla Gashi mirëserdhe në zyrën e kryeprokurorit të shtetit. Në cilësinë e deritanishme të ushtruesit të detyrues zyrtarisht ja u dorëzoj dhe ju ftoj që të merrni në menaxhim dhe udhëheqjen sipas ligjit. Suksese”, theksoi ai.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dje e ka dekretuar Zejnulla Gashin Kryeprokuror të Shtetit.
Haxhiu ka thënë se pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është bërë një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.