SHBA do të prodhojë monedhë përkujtimore 1 dollarëshe me portretin e Trumpit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA do të prodhojë monedhë përkujtimore 1 dollarëshe me portretin e Trumpit
trump dollari i arte
15/07/2026 - 16:40
Linku u kopjua

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se Monedhëprerësja e Shteteve të Bashkuara (Institucioni Amerikan që prodhon monedha) do të lansojë një monedhe përkujtimore prej një dollari me portretin e presidentit Donald Trump, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tregoi se çka synohet me këtë “para”.

"Në vitin kur Amerika feston 250-vjetorin e pavarësisë, Monedhëprerësja e Shteteve të Bashkuara do të fillojë prodhimin e një monedhe të re prej një dollari për të nderuar trashëgiminë e qëndrueshme të lirisë dhe simbolin e përhershëm të patriotizmit", shkroi Bessent në platformën X, transmeton KosovaPress. “Me portretin e Presidentit Trump, ajo kremton forcën e vlerave amerikane dhe premtimin e një kombi të përkushtuar për ruajtjen e lirisë për të gjithë”.

Megjithatë, kjo nismë ka ngjallur polemika në Shtetet e Bashkuara. Kritikët argumentojnë se ligji amerikan, në përgjithësi, nuk lejon paraqitjen e personave të gjallë në monedhat e qarkullimit, ndërsa Komiteti Këshillimor për Monedhat ka kundërshtuar projektin.

Nga ana tjetër, Departamenti i Thesarit pretendon se monedha mund të prodhohet në kuadër të dispozitave që lidhen me përkujtimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026