Ndryshimet klimatike, ngjarjet ekstreme të motit dhe sinjalet e forta të fenomenit “El Nino” janë një paralajmërim serioz për të gjithë rajonin, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, u tha të hënën me rastin e prezantimit të konceptit të sistemit të avancuar të parashikimit dhe paralajmërimit të hershëm multi-hazard, në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit në UP “Hasan Prishtina”.
Me këtë rast u theksua nevoja për projekte të përbashkëta, në shërbim të qytetarëve dhe shoqërisë, raporton KosovaPress.
“Shërbimet hidrometeorologjike, agjencitë për menaxhimin e fatkeqësive, qeveritë, qendrat e krizave dhe institucionet e sigurisë duhet të jenë më të koordinuara. Ne duhet të monitorojmë vazhdimisht: motin, klimën, ujërat dhe fenomenet ekstreme atmosferike. Njëkohësisht duhet të jemi në gjendje të parashikojmë këto ngjarje dhe të lëshojmë paralajmërime të hershme për qytetarët. Sistemi klimatik është jashtëzakonisht kompleks. Ai përbëhet nga atmosfera, hidrosfera, kriosfera, biosfera dhe gjeosfera. Por sot ky sistem po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm për shkak të ngrohjes globale”, tha Spiridonov.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...