Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se do të pezullojë transmetimet e lajmeve të transmetuesit shtetëror pas një përplasjeje të ashpër gjatë një interviste televizive, duke e akuzuar atë për përhapje të propagandës dhe lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.
Magyar tha se mediat publike aktuale duhet të reformohen dhe të rikthehen në një shërbim të pavarur dhe objektiv, duke shtuar se ato kanë vepruar si “makineri e gënjeshtrave” dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.
Hungari, të cilat kritikët brenda dhe jashtë vendit i cilësojnë si një zëdhënëse të qeverisë së Viktor Orbanit.
Në një paraqitje në radion shtetërore Kossuth, Magyar tha se pas ardhjes së tij në pushtet do të ndërmerren hapa për të rikthyer lirinë e mediave dhe për të reformuar sistemin e transmetuesit publik.Sipas The Guardian, ai shtoi se pas formimit të qeverisë së Tisza-s, shërbimet e lajmeve të mediave publike do të pezullohen përkohësisht derisa ato të rikthejnë karakterin e tyre publik, përcjell KosovaPress.
Pas 16 vitesh në pushtet, Viktor Orban nuk është më në krye të Hungarisë, pasi Peter Magyar korri fitore politike.