Kurti në 29-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Lavdi luanit të lirisë së Kosovës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti në 29-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Lavdi luanit të lirisë së Kosovës
Luna haradinaj1234
06/05/2026 - 20:40
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar datën 6 maj të vitit 1997, 29-vjetorin kur ra dëshmor Luan Haradinaj, për çlirimin e Kosovës.

Kurti  tha se Luan Haradinaj ra dëshmor në luftën e paepur të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Më 6 maj të vitit 1997, një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pajisur me armë e municione, po udhëtonin nëpër brezin kufitar, për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë. Në krye të rreshtit të tyre, ishte Luan Haradinaj, një djalë vetëm 23 vjeçar, por shumë aktiv në organizimin e rezistencës së armatosur të shqiptarëve kundër regjimit kriminal të Serbisë pushtuese në Kosovë. Askush nuk e dinte që për Luanin, ajo do të ishte hera e fundit që po ecte në ato vise të ashpra të maleve shqiptare, nëpër të cilat,  gjatë katër viteve të fundit, ai kishte kaluar aq shumë herë. Pranë kufirit jugosllav të vendosur dhunshëm mes shqiptarëve, rrugës nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit, në Qafëmullar, grupi ra në pritë të patrullës ushtarake kufitare jugosllave. Luan Haradinaj u vra teksa po luftonte në këmbë, trimërisht! Ai ra dëshmor në luftën e paepur të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Lavdi Luan Haradinajt, luanit të lirisë së Kosovës!


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026