Krasniqi: Spanja është më e organizuar se Argjentina
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Krasniqi: Spanja është më e organizuar se Argjentina
New Project - 2026-07-19T151721.235
19/07/2026 - 15:17
Linku u kopjua

Trajneri dhe analisti i njohur sportiv Ramiz Krasniqi, në emisionin “SportCast” të KosovaPress, ka folur për ndikimin e Lionel Messit në Argjentinë dhe për mënyrën se si kapiteni argjentinas ka ndryshuar qasjen e tij në këtë fazë të karrierës.

Krasniqi vlerësoi se Messi nuk kërkon që skuadra të luajë për të, por është shndërruar në një lider që vendos interesin e ekipit para atij personal.

Krasniqi: Ai ka luajtur për skuadrën, jo skuadra për të

“Mos të harrojmë që është 39 vjeç. Mendoj se së pari ai e vendos veten në interes të kombëtares, jo personal. Të fitosh edhe njëherë Kupën e Botës është diçka e veçantë. Edhe pse nuk jam simpatizues i tij i madh, si futbollist ia heq kapelën, sepse është i një niveli shumë të lartë. Ajo që më ka pëlqyer është se ai është treguar një bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i kolektivit të Argjentinës. Ai ka luajtur për skuadrën, jo skuadra për të.”

Krasniqi theksoi se pavarësisht moshës, Messi vazhdon të kontribuojë në të gjitha fazat e lojës, duke ndihmuar edhe në aspektin defanziv, ndërsa ruan aftësinë për të bërë diferencën në momentet vendimtare.

Krasniqi bëri edhe një krahasim mes dy finalistëve, duke vlerësuar organizimin dhe vazhdimësinë e Spanjës, por edhe individualitetin e madh të Argjentinës.

Krasniqi: Spanja është më e organizuar se Argjentina

“Spanja është jashtëzakonisht e komponuar dhe mendoj se është më e organizuar se Argjentina. Ata e kanë lojën në kontinuitet, ndërsa Argjentina ka diçka tjetër – në momente të caktuara shpërthen dhe luan disa minuta sikur të jenë bashkë prej shumë vitesh. Me pasime të shpejta krijojnë situata që të befasojnë.”

Krasniqi shtoi se pikërisht kjo është diferenca mes dy skuadrave: Spanja mbështetet te organizimi dhe loja kolektive, ndërsa Argjentina te momentet individuale dhe lojtarët që mund ta vendosin ndeshjen në çdo çast.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një përballje mes dy stileve të ndryshme të futbollit, ku pritet krahas aspektit taktik, edhe aftësia e yjeve si Messi e Yamal për të bërë diferencën mund të jetë vendimtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026