​Muller: Ndihemi të mashtruar nga VAR-i
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Muller: Ndihemi të mashtruar nga VAR-i
muller-germany
30/06/2026 - 11:16
Linku u kopjua

Thomas Muller, kritikoi ashpër VAR-in pas goli i Jonathan Tah në kohën shtesë u anulua në humbjen dramatike të Gjermanisë në raundin e 1/16 ndaj Paraguait në Kupën e Botës 2026.

Një vendim i diskutueshëm i VAR-it që përjashtoi fituesin e mundshëm të Gjermanisë në kohën shtesë rezultoi vendimtar, ndërsa Paraguai tronditi kampionët katër herë të Gjermanisë në një gjuajtje penalltish për të siguruar një vend në raundin e 16-tave.

Pas incidentit, Muller vuri në dyshim vendimin për të përmbysur atë që ai besonte se ishte një gol i ligjshëm, duke argumentuar se ndërhyrja i kushtoi Gjermanisë një vend në raundin e 16-tave.

“Sinqerisht nuk e di më se çfarë po shikon VAR-i. Çfarë vendimi është ky? Portieri duhet të jetë lojtari më me fat në fushë sepse, nga gjithçka që kam parë, Gjermania ka shënuar një gol krejtësisht legjitim. Jonathan Tah e sulmoi topin në mënyrë brilante, e fitoi atë në mënyrë të drejtë dhe e përfundoi me autoritet. Ky është futbolli. Kjo nuk duhej të ishte hequr kurrë”, tha Muller.

Goli i shënuar nga Tah në minutën e 101-të të kohës shtesë, u anulua pasi një rishikim i VAR-it përcaktoi se mbrojtësi gjerman Waldemar Anton kishte penguar portierin e Paraguait, Orlando Gill, gjatë përgatitjeve për lojën.

Muller theksoi se Gjermania ndihej e trajtuar padrejtësisht nga vendimi.

“Ne, gjermanët, ndihemi të përdorur dhe të mashtruar. Kjo është gabim. Kjo është grabitje në mes të ditës në skenën më të madhe të futbollit. Nëse ky është një faull, atëherë futbolli e ka humbur plotësisht qëndrueshmërinë e tij sepse kemi parë ndërhyrje shumë më të forta të lejuara gjatë gjithë turneut. Arbitri dhe VAR kanë kërkuar diçka që thjesht nuk është aty”, tha ai.

Humbja shënoi eliminimin më të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026, ndërsa Paraguai avancoi në raundin e 16-tave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026