Kosovë spektakolare në pjesën e parë, shkatërron Gjibraltarin me pesë gola
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosovë spektakolare në pjesën e parë, shkatërron Gjibraltarin me pesë gola
New Project - 2026-06-09T175344.080
09/06/2026 - 19:55
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka dhuruar një spektakël të vërtetë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjibraltarit, të vlefshme për kualifikueset evropiane.

"Dardanet" kanë shkuar në pushim të pjesës së parë me një avantazh të thellë prej 0-5.

Seria e golave nisi që në minutën e 3' me Donjeta Halilajn. Katër minuta më vonë, Erëleta Memeti dyfishoi shifrat në 0-2 (7'), përpara se Kaltrina Biqkaj të shënonte golin e tretë në minutën e 14'. Memeti u shfaq sërish protagoniste duke realizuar golin e saj të dytë personal në minutën e 20', ndërsa Lumbardha Misini finalizoi me një gol në minutën e 32'.

Me këtë dominim total në çdo aspekt, Kosova ka mbyllur praktikisht çështjen e fitores që në 45 minutat e para.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026