Almiron bëhet futbollisti i parë që përjashtohet për mbulimin e gojës
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Almiron bëhet futbollisti i parë që përjashtohet për mbulimin e gojës
New Project - 2026-06-21T125009.367
21/06/2026 - 14:51
Linku u kopjua

Miguel Almiron ka hyrë në histori në Kupën e Botës 2026, por jo në mënyrën që do të dëshironte.

Mesfushori i Paraguait u bë lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq sipas rregullit të ri që ndalon mbulimin e gojës gjatë një përballjeje me kundërshtarin.

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Turqisë, kur Almiron dhe mbrojtësi turk Mert Müldür shkëmbyen fjalë pas një ndërhyrjeje në mesfushë. Futbollisti paraguajan mbuloi gojën teksa po fliste me rivalin, ndërsa arbitri Ivan Barton, pas rishikimit në VAR, vendosi ta përjashtojë direkt nga loja.

Sipas raportimit të ESPN, rregulli i ri është miratuar për të parandaluar fshehjen e komenteve potencialisht raciste ose fyese gjatë përplasjeve mes lojtarëve.

Pavarësisht se mbeti me 10 futbollistë, Paraguai arriti të ruante epërsinë 1-0 ndaj Turqisë dhe siguroi një fitore të madhe që eliminoi turqit nga Kupa e Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026