Kosova pret kampionin e botës në hendboll, Francën, në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova pret kampionin e botës në hendboll, Francën, në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra po përgatitet për një nga sfidat më madhështore në historinë e saj, duke u përballur me fuqinë botërore, Francën, në kuadër të kualifikimeve për EHF EURO 2026.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 prill, në orën 20:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku "Dardanet" do të kenë përballë kampionet aktuale të botës dhe olimpike.
Ky ballafaqim është një moment historik për hendbollin tonë, pasi vë lojtaret tona në një skenë me elitën absolute, duke kërkuar mbështetjen maksimale të publikut për të përballuar presionin e një prej skuadrave më të forta në glob.
Rrugëtimi i vështirë kualifikues nuk përfundon me kaq, pasi vetëm tri ditë më vonë, më 12 prill, Kosova do të udhëtojë drejt Zagrebit për t’u ndeshur me Kroacinë në orën 18:00.
Këto dy përballje brenda një jave shënojnë një cikël tejet intensiv për Federatën e Hendbollit të Kosovës, duke testuar limitet fizike dhe taktike të vajzave tona në skenën evropiane.
KososvaPress