Kosova nis linjën ajrore direkte Prishtinë–Salzburg
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova nis linjën ajrore direkte Prishtinë–Salzburg
Pristina
10/04/2026 - 21:11
Linku u kopjua

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, mori pjesë, si i ftuar nderi, në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se, në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, Isabella Laimer.

“Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimin e mërgatës sonë drejt atdheut dhe duke nxitur më tej shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, thuhet në njoftim.

Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.

Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026