Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë
MOTI
26/06/2026 - 17:34
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se fundjava e 27 dhe 28 qershorit do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, si pasojë e ndikimit të masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas institutit, të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Edhe të dielën parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të mbeten ndërmjet 10 dhe 13 gradë, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët dhe me drejtime të ndryshme.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, veçanërisht për pjekjen e drithërave. Në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjeve të grurit, kjo fundjavë konsiderohet e përshtatshme për përgatitjen dhe nisjen e punimeve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, ku korrjet zakonisht fillojnë rreth dhjetë ditë më herët sesa në Rrafshin e Kosovës.

Instituti njofton se edhe kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e qytetarëve. Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit të fortë diellor gjatë mesditës dhe pasdites, rekomandohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe mbrojtja nga rrezet UV.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026