Helmohen studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri: Policia interviston kuzhinierët
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Helmohen studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri: Policia interviston kuzhinierët
Akademia e sigurise Shqiperi
26/06/2026 - 14:40
Linku u kopjua

Gjashtëdhjetekatër studentë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri janë helmuar. E. Lidhur me këtë Policia shqiptare po interviston administratorët kuzhinierët e kompanisë së kateringut.

Sipas sbcnews, ka rezultuar se furnizimi është bërë normalisht, si çdo ditë tjetër, transmeton KosovaPress.

Në pyetje janë marrë edhe studentët, të cilët kanë treguar se kur kanë nisur shqetësimet pas konsumimit të vakteve.

Nga hetimet ka rezultuar se asnjë nga studentët e helmuar një ditë më parë nuk kanë qenë të prekur në rastin e parë të helmimit.

Hetime kanë nisur nga autoritetet edhe për veprimet e AKU-së, për të verifikuar nëse ka kryer ose jo kontrolle në ambientet e kompanisë SORI-AL pas rikthimit të aktivitetit, rreth dy muaj më parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026