Kosova e di kush e mban fjalën”, Arifi kërkon votë për Xhevdet Pantinën
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova e di kush e mban fjalën”, Arifi kërkon votë për Xhevdet Pantinën
31/05/2026 - 14:25
Linku u kopjua
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së, Xhevdet Pantina, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një mesazhi publik, Arifi vlerësoi Pantinën si një politikan të përkushtuar ndaj zhvillimit të Kosovës, forcimit të shtetit dhe avancimit të proceseve integruese.
“Kosova e di kush punon, kush qëndron dhe kush e mban fjalën. Për ata që e kanë vizionin e një Kosove të pavarur, të zhvilluar, bashkëpunuese me partnerët strategjikë, vazhdimin e proceseve integruese dhe forcimin e pozitës së shtetit të Kosovës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar Arifi.
Ai theksoi se me Pantinën ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë në trajtimin e çështjeve që prekin qytetarët, duke përfshirë edhe problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Sikurse gjithmonë, Xhevdet Pantina e ka pasur dert dhe plagë edhe Preshevën, me të cilin kemi ndarë kohë të gjatë për të trajtuar me të njëjtin përkushtim çdo temë që lidhet me shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve”, u shpreh ai.
Në fund të mesazhit, Arifi u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin Xhevdet Pantinën, kandidatin me numër 50 në listën e PDK-së.