Mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës janë aprovuar deri të dielën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga mbi 117 mijë kërkesa që janë bërë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, raporton KosovaPress.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për KosovaPress i cili tha se rreth 7 mijë janë në pritje të shqyrtimit.
Ndërkaq sipas Elezit numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë nga Gjermania me rreth 49 mijë regjistrues dhe Zvicra me rreth 23 mijë regjistrues.
“Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010)”, ka thënë EleziSipas Elezit, votimi në përfaqësitë diplomatike do të organizohet më 6 qershor 2026, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2026. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të njoftojë me kohë adresat e kutive postare ku votuesit do të mund të dërgojnë pakot me fletëvotim.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 7 qershor në Kosovë.