Kontrolle për zhurmat në Shëngjin, Policia: Të gjitha subjektet respektuan normat
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrolle për zhurmat në Shëngjin, Policia: Të gjitha subjektet respektuan normat
19/07/2026 - 14:26
Linku u kopjua
Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për respektimin e normave të lejuara të zhurmës në zonën turistike të Shëngjinit, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit veror.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë monitoruar ambiente dhe subjekte të hapura e të mbyllura me pajisje matëse të nivelit të zhurmës, për të verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Nga kontrollet e kryera rezultoi se nivelet e zhurmës ishin brenda kufijve të lejuar dhe nuk u konstatua asnjë shkelje që do të kërkonte ndërhyrje apo masë administrative nga Policia.
Po ashtu, u kontrollua edhe respektimi i orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në 24:00.
Policia e Lezhës njoftoi se do të vijojë monitorimin gjatë gjithë sezonit turistik dhe u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të shkeljes së normave të zhurmës, duke garantuar reagim të menjëhershëm në përputhje me ligjin.
/Kosovapress/