Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca, akuzoi partitë e opozitës së përmes çështjes së presidentit qëllimin kryesor e kanë rrëzimin e Qeverisë Kurti 3.
Në këtë seancë nuk po merr pjesë asnjë nga partitë opozitare.
“Në planin ndërkombëtar dëmi është katastrofal për besë. Çdo takim që e ke pyetja e parë është çka po ndodh me krizën në Kosovë, pse ju nuk mundeni me zgjedh president. Edhe për besë nuk munden me i kuptu arsyejet kur ua shpjegoj, hiç absolutisht, nuk konceptohet. Nëse ua shpjegon këtë pozicion ku jemi tash, nga java e kaluar që VV tërhiqet, vendet janë të thata dhe nuk propozohet nga opozita president, që ai mu zgjedh dhe me krijua kuorumin kjo absolutisht nuk mundet me u konceptu. Kjo ka një dëm të madh”, deklaroi Konjufca.
Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca tha se prej kur ka fituar në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje kanë ndodhur tri kriza.“Tri kriza na kanë ndodhur në katër palë zgjedhje për shtatë vjet. Dhe që tri krizat e kanë pasur formë dhe arsye themelore përpjekjen për mos pranim të rezultatit zgjedhor, më saktë të them ndoshta edhe përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor si reflektim i vullnetit të popullit. Kriza e vitit 2020 e ka pasur formën e daljes së LDK-së nga koalicioni me LVV-në dhe përmes bashkëpunimit me PDK-në – rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, pra një mospajtim që kryeministër me qenë Albin Kurti dhe një mospajtim që populli pse ja ka dhënë mandatin LVV-së me qeveris, kjo ma merr mendja që ka qenë thelbi i krizës së parë”, ka thënë ai.
Në krizën e dytë, ai shtoi se u pamundësua vetë krijimi i qeverisë. Të tri krizat, sipas Konjufcës, e kanë qëllimin e njëjtë, por siç shtoi, me metoda të ndryshime.
“Kriza e tretë është kriza të cilën po e kalojmë tash. Kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare opozitare për ta shfrytëzuar çështjen e presidentit, që përmes pamundësimit të kuorumit të qojnë në zgjedhje. E cila është shpresa e tyre? Shpresa e tyre është që përmes kësaj, përmes shfrytëzimit të institucionit tjetër të një institucioni tjetër në këtë rast, që është presidenti, që nuk ka lidhje me qeverinë me mund me rrëzu qeverinë. Kjo nëse duam të citojmë Makiaëelli i bjen me shku shumë larg në betejën politike, me shfrytëzu edhe një pozitë shumë të nderuar, siç është pozita jonë më e lartë që e parasheh Kushtetuta për ta rrëzuar pozicionin e qeverisë edhe të kryeministrit”, shtoi ai.
“Edhe është shumë interesant kur po dëshiron me u rrëzu, po dëshiron të rrëzohet pas katër muajve. Sepse unë e kuptoj kur rrëzohet pas dy viteve, pas tri viteve, e kuptoj kur ki përpjekje serioze për ta rrëzuar një qeveri kur ka plas si skandal shumë i madh, i cili e përfshin krejt shtetin e krejt shoqërinë. Një skandal që nuk mund ta përbij as populli, organizohen të gjithë edhe në rregull është, në Evropë ndodhë shpesh edhe kemi pa kësi raste. Është krejtësisht në suaza të zhvillimit normal, të politikës, edhe këto janë mjetet që i ka politika. Por, kur populli ta ka treguar qartë secilin në mënyrë meritore, vendin e tij dhe fuqinë e tij politike pas katër muajve me u çu edhe me shfrytëzu një mjet të tillë politik, për ta rrëzuar një qeveri e cila jo vetëm populli që e ka përshëndetur se
“A thua të supozojmë të mundohemi të hyjmë në logjikën e tyre pse? A thu të gjitha këto parti politike presin që nesër kur të mbahen zgjedhjet LVV me i pas 13 për qind ose 17 për qind, e këta me i pas 51 për qind. A mund të jetë kjo arsyeja? Se ti për dicka shkon në zgjedhje. Gjithkush ma merr mendja që dëshiron të ndërtojë një diçka racionale, qëllimi së paku duhet të ketë karakterin racional, natyrën racionale duhet ta ketë qëllimi... A thu mendojnë ata që për katër muaj ajo që është kështu kthehet kështu. Unë për vete se i njoh, jo vetëm kështu por edhe personalisht, unë për vete s’besoj që ata besojnë në këtë. S’besoj që besojnë. A kanë sondazhe edhe a kanë të dhëna objektive më se çfarë ndodhë. Kanë sondazhe, i kanë informatat e sakta çka ndodhë, e si është mundur me i dit krejt parametrat e situatës dhe prapë ta bëjnë të njëjtën?”, shtoi ai.