Londra e shqetësuar që Kosova nuk i ktheu në punë prokurorët e dorëhequr më 2022
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Londra e shqetësuar që Kosova nuk i ktheu në punë prokurorët e dorëhequr më 2022
ambasada britanike prishtine
23/07/2026 - 13:41
Linku u kopjua

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësim për vendimet e marra këtë javë nga institucionet e Kosovës, të cilat pengojnë riintegrimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb që kishin tërhequr dorëheqjet e paraqitura në vitin 2022.

Përmes një postimi në rrjete sociale, përfaqësia e Londrës së Prishtinë u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë integrimin e popullsisë shumetnike në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit, transmeton KosovaPress.

Në reagimin e saj, Mbretëria e Bashkuar rikujton se kishte mirëpritur Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e drejtësisë në veri në kuadrin ligjor të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës.

Sipas Londrës, dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 përbënin një hap prapa që dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar vlerësoi qëndrimin e vazhdueshëm të organeve profesionale përkatëse, të cilat kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë, duke nënvizuar se një sistem gjyqësor gjithëpërfshirës dhe shumetnik është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ky reagim i britanikëve pason tri zhvillime interesante që ndodhen në Kosovë, javën e fundit.

Më 15 korrik 2026, gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës serb tërhoqën dorëheqjet që i kishin paraqitur në vitin 2022

Pesë ditë më vonë, më 20 korrik, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi t'i pranojë dorëheqjet e para 4 vjetëve, pavarësisht se ato ishin tërhequr.

Më 21 korrik, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dekretoi këto dorëheqje, duke formalizuar largimin e tyre nga sistemi.

Për këto vendime, Bashkimi Evropian tha se "duket se janë në kundërshtim me ligjin, procedurën e rregullt dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit”. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026