Dënimi i terroristëve në Banjska, Kuvendi përshëndet vendimin, Lista Serbe braktis seancën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dënimi i terroristëve në Banjska, Kuvendi përshëndet vendimin, Lista Serbe braktis seancën
Seanca KUVENDI1234
24/04/2026 - 16:40
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore për burgim të përjetshëm të të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndërsa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën tre të tjerë.

Kryeparlamentarja Haxhiu, teksa përshëndeti vendimin, i cili mori një duartrokitje të gjatë nga deputetët, tha se drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu, por mbyllet kur Milan Radoiçiq transferohet në Kosovë së bashku me terroristët e tjerë.

“Përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë. Përgëzoj institucionet e Kosovës që terroristët i dënuan me burgim të përjetshëm. Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiq transferohet në Kosovë së bashku me terroristët e tjerë. Lavdi heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ky vendim është edhe për mbrojtjen e rendit kushtetues. Heroi ynë Afrim Bunjaku u prehtë në paqe”, tha ajo.

Me këtë rast, deputetët e Listës Serbe braktisën seancën e Kuvendit të Kosovës.

/KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026