Kongresisti amerikan: Deklarata e Paunoviqit - përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kongresisti amerikan: Deklarata e Paunoviqit - përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve
Torres
18/07/2026 - 14:26
Linku u kopjua

Deklarata e ministres serbe, Snezana Paunoviq, për spastrimin etnik të Kosovës, është një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve, ka thënë kongresisti amerikan, Ritchie Torres.

Ai ka thënë për gazetën Express se Paunoviq duhet të japë dorëheqje dhe se është i drejtë vendimi për shpalljen e saj non-grata.

“Deklarata e Snezhana Paunoviqit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar. Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti”, ka thënë ai.

Ndërkaq vetë Paunoviq, për këto deklarata skandaloze i ka kërkuar falje Vuçiqit, por jo shqiptarëve.

Lidhur me mosreagimin e Listës Serbe për këtë çështje, ka folur sot edhe kryeredaktorja e KoSSev-it, Tatjana Lazareviq, e cila ka thënë se deklarata e paunoviqit përbën një shembull tipik të gjuhës së urrejtjes, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.

KosovaPress ka raportuar të hënën për deklaratat fashiste të saj, nërsa prej atëherë kanë reaguar edhe akterë politikë në rajon e më gjerë.

Të enjten, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.

Lexo edhe:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026