Pas vdekjes së 26-vjeçarit në vend pune në Prizren, një muaj paraburgim një personi
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Pas vdekjes së 26-vjeçarit në vend pune në Prizren, një muaj paraburgim një personi
Gjykata-Themelore-Prizren1
24/06/2026 - 16:08
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prizren caktoi masën e paraburgimit një muaji të pandehurin A.G., për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Kjo masë paraburgimi vjen pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë në Prizren, ku Valmir Morina, 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës.

‘’ Me datë 22 qershor, rreth orës 08:15 minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen’’, thuhet veç të tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës (me pasoja vdekjen e një personi).

Prizren, 24 qershor 2026– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin A.G., , e cila mund të zgjasë deri më datën 22.07.2026, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358, par. 7 (Nëse vepra rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave” lidhur me par. 3 dhe 2 të KP-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 22 qershor, rreth orës 08:15 minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës paraprake, në bazë të provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, duke gjetur si të bazuar dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, vlerëson se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.

Duke pasur parasysh se faza hetimore është në procesin fillestar, duhet të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të merret në pyetje i pandehurit, dhe të merren edhe prova tjera materiale, gjithashtu duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të pasojave që janë shkaktuar në vendin e punës, Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit tani për tani është mase adekuate dhe e domosdoshme.

Gjykata po ashtu pret zhvillim të shpejtë dhe efikas të rastit nga Prokurori i Shtetit, me qëllim të zbardhjes së rastit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026