Numërohen mbi 30 për qind e votave, kjo është renditja e partive politike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Numërohen mbi 30 për qind e votave, kjo është renditja e partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të rezultateve preliminare të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga ky proces deri në orën 20: 14, KQZ ka numëruar 33.19 për qind të votave të përgjithshme.
Sipas KQZ-së, LVV prin e para me 40. 83 për qind, PDK-ja 22.02 për qind, LDK-ja me 18.42 për qind dhe Aleanca me 8.88 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 sipas rezultateve preliminare të siguruara nga mbi 98 për qind e vendvotimeve, pjesëmarrja në votime ka qenë 712 mijë e 148 votues apo 36.33 për qind.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në të njëjtën kohë kishin votuar 899 mijë e 517 qytetarë, apo 44.99 për qind e elektoratit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.