Kongo barazon në sekondat e fundit ndaj Portugalisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kongo barazon në sekondat e fundit ndaj Portugalisë
New Project - 2026-06-17T175227.378
17/06/2026 - 19:53
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, ku skuadrat kanë shkuar në pushim me barazimin 1:1, pas një drame të vërtetë në minutat shtesë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Portugalinë, që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të. Pas një asistimi të mençur nga Pedro Neto, Joao Neves u tregua i saktë med një goditje me kokë nga afërsia duke kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1:0. Kongoja reagoi shpejt dhe rrezikoi seriozisht në minutën e 11-të me anë të Yoane Wissa, goditja e të cilit shkoi ngjitur me shtyllën.

Loja u bë mjaft agresive dhe u ndëshkuan me kartonë të verdhë Bernardo Silva te Portugalia (13') dhe Chancel Mbemba te Kongoja (32').

Kur pritej që Portugalia të shkonte në pushim me avantazh, pikërisht në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë (45+5'), Arthur Masuaku dërgoi një krosim të saktë në zonë, ku Yoane Wissa u shkëput mrekullueshëm dhe shënoi nga afërsia në tavanin e portës për të barazuar shifrat në 1:1.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026