​Ferizaj mikpret finalet e Play-Off-it të volejbollit për U-20 në konkurrencën e femrave
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Ferizaj mikpret finalet e Play-Off-it të volejbollit për U-20 në konkurrencën e femrave
volejboll-ferizaj
09/06/2026 - 12:48
Linku u kopjua

Ferizaj do të jetë qendra e volejbollit të femrave këtë javë, pasi më 9 dhe 10 qershor 2026 zhvillohen garat përfundimtare të play off-it në konkurrencën U-20.

Në këto gara marrin pjesë nëntë ekipet më të mira nga renditja e kampionatit për grupmoshat U-20, duke premtuar përballje të forta dhe spektakël sportiv.

Të gjitha ndeshjet po zhvillohen në palestrën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku sot (e martë, 9 qershor) janë në program ndeshjet e parakualifikimit, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

Programi i ndeshjeve – 9 qershor 2026:

Kastrioti – Vushtrria F, ora 11:00 (parakualifikimi)

PRISHTINA ELITE – FER VOLLEY, ora 12:15

Gjinoci – fituesi i parakualifikimit, ora 13:30

Fituesi 1 – Fituesi 2, ora 14:45

VËLLAZNIMI – GJINOCI 94, ora 16:00

Ferizaj– Fushë Kosova, ora 17:15 (e zhvilluar të hënën)

Fituesi 3 – Fituesi 4, ora 18:00

Kulmi i kësaj gare do të jetë finalja e madhe, e cila zhvillohet të mërkurën, më 10 qershor, në palestrën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, me fillim nga ora 12:00.

Këto ndeshje pritet të sjellin rivalitet të madh mes skuadrave, ndërsa ekipet synojnë të kurorëzojnë sezonin me titullin e kampionit në kategorinë U-20 për femra.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026