Komuna e Prishtinës cakton kahun e qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Prishtinës cakton kahun e qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit
trafiku
10/06/2026 - 17:46
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme.

Sipas njoftimit, rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2”, në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”.

“Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”. Rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.” – thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës i arsyeton këto ndryshime me synimin për përmirësim të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në lagjen “Lakërishtë”.

Komuna u ka bërë lutje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026