Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara
KQZ1234
16/05/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht do të organizohet në 52 vendvotime, të shpërndara në kuadër të 38 qendrave të votimit.

Në mbledhjen e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me këtë çështje, anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, vuri në dukje se këtë vit do të jenë pesë vendvotime më pak për votim me kusht.

“Në 38 qendra të votimit me kusht janë gjithsej 52 vendvotime, për dallim prej herës së kaluar në zgjedhjet e fundit kur ky numër  ka qenë për 5 vendvotime më shumë, gjithsej 57, kësaj radhe në bazë të analizës që sekretariati ka bërë e ka parë që në  disa prej komunave ku qendrat kanë pasur më shumë vendvotime, janë hequr disa vendvotime në këto qendra sepse numri i votuesve në këto qendra ka qenë më i vogël sesa numri i vendvotimeve”, u shpreh Krasniqi.

Në mbledhjen paraprake të zhvilluar përmes procedurës qarkulluese, KQZ-ja miratoi edhe formulën për përbërjen e Këshillave të vendvotimeve për 7 qershor për votim të rregullt.

Në bazë të formulës së miratuar, KQZ pritet të emërojë gjithsej 14 mijë e 500 anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, prej të cilëve 1 mijë e 110 do të jenë anëtarë rezervë.

Sipas KQZ-së, anëtarët e emëruar do të përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjës për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Po ashtu, KQZ-ja ka miratuar edhe formulën për përbërjen e ekipeve të numërimit në 38 Qendrat komunale të numërimit.

Në bazë të këtij vendimi, pritet të emërohen 2 mijë e 64 anëtarë të 508 ekipeve të numërimit, të cilët do të propozohen nga subjektet politike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026